“Turpi i kurorës” – distancimi “social” i pemëve !

…madje dhe pemët e aplikuakan “distancimin social” (për arsye shëndetësore 🙂
disa specie pemësh u kujdeskan që t’mos i “prekin” degët e pemës tjetër, duke formuar boshllëqe mes kurorave – në këtë foto të Borneo-drunjëve të kamfurit (Dryobalanops Aromatica – në Institutin e Kërkimeve Pyjore në Malajzi) boshllëqet fare të qarta, fenomeni u quajka “turpi i kurorës”, distancimi i ndihmuaka pemët qe të ngelin të shëndetshme – kjo “distancë” e kurorave është dokumentuar ndër pyje në gjithë botën, mirëpo shkencëtarët ende nuk e kanë kuptuar plotësisht pse kurorat merren me “distancimin”… – shkruante ndër të tjera Katherine J. Wu në një artikull të National Geographic, Korrik 2020…

(sguraziu – korrik 2020)